Gjykata Supreme e ka hedhur si të pathemeltë ankesën e Partisë Demokratike të Kosovës kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për hedhje poshtë të kërkesës për anulimin e disa fletëvotimeve me postë.
PDK kishte kërkuar që të anulohen votat nga fletëvotimet që ishin pranuar me postë në datat 02 dhe 06.01.2026, për zgjedhjet e parakohshme të 28.12.2025.
Kjo parti, në Supreme kishte kontestuar ligjshmërinë e vendimit të PZAP-së.
Vendimi është nxjerrë në kundërshtim me dispozitat përkatëse të LZP-së dhe vërtetimin e gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike, dhe shkelje të së drejtës materiale, duke propozuar që Gjykata Supreme e Kosovës që të: Aprovojë ankesën e parashtruar pranë kësaj gjykate, të anulojë Vendimin e PZAP-së ZP.Anr.69/2025, të datës 09.01.2026, si të pabazuar, të urdhërohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që të anulojë të gjitha fletëvotimet e pranuara me postë pas datës 29.12.2026, ora 16:00” – thuhet mes tjerash në këtë publikim të Supremes.
PDK kishte kërkuar të përjashtoheshin nga numërimi të gjitha fletëvotimet me postë të pranuara pas këtij afati.
Kjo parti kërkonte rishikim të rezultatit zgjedhor pa përfshirjen e këtyre fletëvotimeve.
PZAP në anën tjetër në përgjigje të ankesës ka kërkuar që të refuzohet si e pabazë ankesa e kësaj partie.



Të tjera
Lajme
Supremja refuzon ankesën e PDK-së për votat me postë
Gjykata Supreme e ka hedhur
Aktuale
Kush preket nga pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA?
Presidenti i Shteteve të Bashkuara
Lajme Opinione
Berat Buzhala: Kuvendi i LDK-së duhet me e detyru Lumirin me vazhdu kryetar të partisë. Qe pse?!
Ne politike, nuk ka kurrgjo