Këto ditë kemi lexuar shumë pyetje, vlerësime, konstatime, propozime e sugjerime në platforma të ndryshme informative.
Është plotësisht e kuptueshme dhe e besueshme shqetësimi i anëtarëve të devotshëm të LDK-së, të cilët dëshirojnë dhe synojnë që subjektin ta shohin sa më lart. Fundja, ata e meritojnë të jenë të shqetësuar, sepse kanë dhënë gjithçka për këtë çështje. Kjo kategori e ka të drejtën të kritikojë, madje edhe të rebelohet për çështje të caktuara, por njëkohësisht edhe të vazhdojë të veprojë së bashku, pavarësisht rrjedhave në qendër.
Ndërsa për të tjerët – nga ata që dezertuan kaherë e deri te ata që kanë pushuar së vepruari moti, për arsye që nuk i dimë – le të derdhin lot krokodili. Me këtë vetëm i kënaqin ata që u kënaqën pikërisht atëherë kur pushuan së vepruari.
Nëndega e LDK-së për NRW – Gjermani mbajti mbledhjen e Kryesisë dhe njëzëri vendosëm të vazhdojmë aktivitetet si deri më tani. Çdo parti në botë ka oscilime – diku më të ndjeshme, diku më pak. Megjithatë, gjatë gjithë historisë së saj, që nga themelimi, LDK-ja është përballur me përpjekje shkatërruese nga të gjitha anët. I mbajmë mend dhe nuk i harrojmë, por nuk kemi kohë dhe as arsye të merremi me ta.
Ne do të vazhdojmë, pavarësisht dëshirës së lot-krokodilëve, të merremi me punët tona ashtu si edhe më parë.
Ftojmë anëtarësinë dhe të gjithë të interesuarit në NRW që, aq sa jemi, të vazhdojmë të qëndrojmë me tri shkronjat e arta – LDK. Të respektojmë vendimet që dalin nga Qendra, vendime zyrtare, e jo ato të kafeneve apo platformave ku dikush i bën qejfin vetvetes pa bërë asnjë gram punë për subjektin. Përkundrazi, për të tillët nuk dihet as kah orientohen te kutia e votimit.
Kur thyhet qerreja, gjenden shumë rrugë (fjalë popullore). Sa e kritikojnë Kryetarin Abdixhiku pse bëri apo pse nuk bëri kështu, dyfish do ta kritikonin po të vepronte ndryshe. Faji nuk është individual. Prandaj, e gjithë Kryesia nuk ka pse të heshtë, sepse secili mban përgjegjësi – secili sipas hapësirës, kohës dhe potencialit që kishte në dispozicion për të vepruar.
Ka qenë dhe do të jetë e vështirë përcjellja e mesazhit të programit të LDK-së te populli. Kjo vështirësi bëhet edhe më e madhe përderisa dominojnë popullizmi, mospërgjegjësia, denigrimi, shpifja, keqpërdorimi, fyerja dhe etiketimi, sidomos ndaj intelektualëve nga matrapazë të rrjeteve sociale dhe më gjerë.
Përgjegjësi keni të gjithë: për punën (aty ku nuk është punuar mirë) dhe për mosveprimin (ju që qëndruat anash). Lëreni lojën e brrylave. Mos të humbim njerëz, sepse nuk kemi tepricë. Si subjekt kemi humbur shumë. Kemi intelektualë që llogariten ndër më të mirët në rajon. Kemi injoruar akademikë, doktorë shkencash, profesorë me renome, shpesh me arsyetimin e moshës. Donald Trump, afër 80 vjeç, udhëheq SHBA-të, ndërsa te ne në parti akademikët i lëmë anash, madje me shpejtesi i shpallim kryetarë nderi. O tempora, o mores!, do të thoshin latinët.
Presim nga ju unitet, vendime të duhura, iniciativa të arsyeshme dhe afrimin e të gjithë rugovistëve dhe LDK-istëve pa përjashtim, përveç dezertorëve. Të matemi me vota dhe të ecim përpara, pavarësisht nëse jemi në pushtet apo në opozitë. Edhe si opozitë mund t’i sjellim vendit të mira të pamohueshme.
Ne, të përbetuarit në LDK, do të jemi kështu dhe këtu do të na gjeni gjithmonë ju që jeni legjitimë në zyrat e LDK-së, duke respektuar hierarkinë, të cilën me krenari e pohojmë si Nëndegë, sepse e kemi respektuar tash e 3.5 dekada.
Jemi me gjithë ata që veprojnë pa hile pa sherr.Aq sa jemi,jemi të knaqur,e ju dezerterët qani me lot KROKODILI, knaquni me petkun që keni vesh me pushtet,duke kethye koken anash me qierrje (zgerdhirje) tinzare.
Na shkoftë puna mbarë !
Kirchhundem, 13.01.2026
Jakup Gërguri
LDK – Nëndega NRW, Gjermani
Jakup Gërguri
LDK – Nëndega NRW, Gjermani



Të tjera
Aktuale
Lumir Abdixhiku thotë se do t’ia dorëzojë Kuvendit të LDK-së dorëheqjen
Pas mbledhjes disa orëshe, kreu i
Aktuale
Abdixhiku: S’jam as i pagabueshëm as i përsosur, çfarëdo që vendos anëtarësia do ta respektoj
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës
Lajme Opinione
Jakup Gerguri: Për të gjithë ju – e në veçanti për ata që po e qajnë LDK-në me lot krokodili!
Këto ditë kemi lexuar shumë pyetje,