Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, javën e kaluar mori pjesë në Forumin e Dubrovnikut ku tha se Kosova nuk duhet ta fajësojë Bashkimin Evropian për gabimet e saj.
Gërvalla shtoi se Kosova do t’i kryejë detyrat e saj duke nënkuptuar se vendi ybë nuk i ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave.
Pas kësaj deklarate të Gërvallës, kanë vërshuar reagimet e opozitës kundër saj.
Mirëpo, publicisti dhe analisti shqiptar nga Maqedonia, Emin Azemi e ka mbrojtur ministren Gërvalla, që sipas tij, ato që i ka thënë ajo, mund të gjenden në çdo Raport të Progresit të Komisionit Evropian për Kosovën.
Azemi në rrjetin social facebook, shkruan se, BE-ja do t’i liberalizojë shumë shpejt vizat për Kosovën. Ai paralajmëron edhe ish pushtetarët e Kosovës, se do të burgosën për hajni, korrupsion, për keqpërdorimini e rezervave shtetërore…
Postimi i plotë:
Ato që i tha ministrja Donika Gërvalla në Forumin e Dubrovnkut, mund t’i gjeni në çdo Raport të Progresit të Komsionit Evropian për Kosovën.
Ata që u desht t’ua liberalizojnë vizat qytetarëve të Kosovës, u ndëshkuan në zgjedhje edhe për këtë arsye.
Hajnia, korrupsioni, shndërrimi i arave në autostrada, bërja rrush e kumbulla rezervat shtetërore dhe liberalizimi i vizave nuk shkojnël bashkë.
Tani dyert e Evropës do të hapen më lehtë, sepse hajnat e Kosovës do të futen nëpër burgje dhe nuk do të kenë shansë me u tarahit nëpër metropolet e Evropës. Atyre do t’iu liberalizohen vetëm mundësitë me ba kakën ma shlirë në ndonjë birucë të Dyzit, Dubravës, Smrekovniës etj,. etj…