Komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës – Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zveçani dhe Zubin Potoku – janë tërhequr nga Asociacioni i Komunave të Kosovës të enjten.
Kjo pasi duan të jenë pjesë e një asociacioni të veçuar të komunave me shumicë serbe në vend.
Ky vendim vjen pasi Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve të Kosovës që mbështetet nga Serbia – e riktheu pushtetin në këto katër komuna pas zgjedhjeve lokale të tetorit.
Kryetarët e rinj nga kjo parti kishin paralajmëruar në fillim të dhjetorit se do t’i rishikonin vendimet e marra nga kryetarët e deriatëhershëm shqiptarë. /REL



Të tjera
Lajme
Tha se nuk kishte asgjë për të deklaruar, zyrtarët doganorë gjejnë mallra pa dokumentacion në veturën e një personi
Mbrëmë rreth orës 22:00, zyrtarët doganorë
Lajme
Alarm në Qendrën Korrektuese për të Mitur në Lipjan, gjendet substancë e dyshuar narkotike
Një sasi e dyshuar e substancës
Aktuale
Nafta vazhdon të shtrenjtohet, këto janë çmimet e derivateve për sot
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe