Britaniku Merlin Bat chelor nga Norwitch ka aplikuar për licencën e taksisë në me tankun e tij 15 tonësh, transmeton Gazeta Botapress.
Bartësi i personelit ushtarak nuk është teknikisht një tank, por ende ka mundësi t’i rezistoj goditjet nga armë të lehta, artilerisë dhe eksplozivit.
Automjeti ushtarak SWNS i prodhuar në vitin 1967 ishte lënë anash në oborrin e dikujt me vite dhe Batchelor e kishte blerë vitin e kaluar për 26 mijë euro.
Çmimet e shërbimit të tij të taksisë është 800 euro për orën e parë dhe rreth 250 euro për çdo orë shtesë, por ky tank mban 9 udhëtarë që mund të ndajnë faturën.
Një gjë që nuk mund të konsiderohet përparësi është fakti se nuk udhëton mbi 30 kilometra në orë e nuk do të endeni me ngut./Botapress/