Qeveria e Kosovës është deklaruar pas takimit të zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, me emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, në Bruksel tha se një ndër temat e diskutuara ishte edhe ajo për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Në komunikatën e Qeverisë thuhet se për këtë pikë e ka bërë të qartë pozicionin e Kosovës dhe u zotua që drafti i propozuar nga ndërmjetësit është në pajtim me Kushtetutën e Kosovës.
LEXO EDHE KETE
Zogianin e “shëtisin” nëpër zyre të zëvendësministrave, tash e bëjnë zëvendës të Muratit
Ai ka thënë se draft-propozimi për zbatim të nenit 7 ndërlidhur me nenin 10 nuk ishte pjesë e diskutimeve, por u ritheksua qëndrimi i Kryeministrit Kurti të paraqitur me 26 tetor para liderëve, që nënkupton se ecja tutje duhet bërë në pajtim me parimin se vetëm nënshkrimi nënkupton pranim dhe zbatim të marrëveshjeve.
Poashtu, në komunikatë thuhet se u trajtuan dhe marrëveshjet të cilat kanë hasur në pengesa e moszbatueshmëri në proces nga pala serbe, siç janë ajo e energjisë dhe çështja e personave të zhdukur me dhunë. Kosova u pajtua me draftin e dokumentit për termat e referencës për zbatimin e Deklaratës mbi Personat e Pagjetur, pas pranimit nga ana e BE-së të komentit tonë./Botapress.info/