Liqeni i Prespës është njëri ndër liqenet me ujëra të freskëta në Evropë që u takon tre shteteve Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Greqisë, shkruan Gazeta Botapress.
Liqeni ka një sipërfaqe të përgjithshme prej 318.9 km2 nga të cilat 190 km² i takojnë Maqedonisë së Veriut, 84.8 km² Greqisë dhe 38.8 km² Shqipërisë.
Prespa është liqeni më i lartë tektonik në Ballkan me 853 metra mbi nivelin e detit.
Liqeni i Prespës, është një nga zonat tërheqëse turistike të Ballkanit, përvec bukurive të jashtëzakonshme natyrore shquhet për florën dhe faunën mjaft të pasur. Aty ka rreth 1500 lloje bimësh, më shumë se 40 lloje gjitarësh, ndër to ujku, ariu i murmë, lundra, 11 lloje amfibësh, 22 lloje zvarranikësh, 261 lloje zogjsh dhe23 lloje peshqish.
Në Prespë jeton edhe pelikani dalmat me përqëndrimin kryesor në Prespën e vogël si dhe shtatë lloje ravacafkash. Prespa ka gjithashtu edhe 30 monumente të kulturës bizantine si dhe një numër mjaft të madh të veprave të antikitetit./Botapress/