Nisma përkrah Shaqir Totajn për kryetar të Prizrenit

Në një takim miqësor, kryetari i Prizrenit dhe kandidati për një mandat të dytë, Shaqir Totaj, u takua me ish-kandidaten për kryetare nga Nisma Socialdemokrate, znj. Albulena Balaj-Halimaj.

Gjatë bashkëbisedimit, Totaj theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe të përfshirjes së të gjitha energjive pozitive për të ardhmen e qytetit.

“Me znj. Albulena Balaj-Halimaj ndamë të njëjtin qëllim – zhvillimin e Prizrenit. Vlerësoj gatishmërinë e saj për të kontribuar në këtë rrugëtim të përbashkët. Bashkimi i vizioneve dhe i përvojave tona është garanci për një Prizren edhe më të zhvilluar”, tha Totaj.

Ai shtoi se ky bashkëpunim është dëshmi se përtej dallimeve politike, qëllimi i përbashkët duhet të jetë përparimi i qytetit.

“Kjo është fryma që na udhëheq – bashkimi për punë të mira, për rezultate konkrete dhe për fitoren që u takon qytetarëve tanë më 9 nëntor”, theksoi Totaj.

Takimi u mbyll me zotimin për të vazhduar bashkëpunimin dhe për të çuar përpara projektet që synojnë mirëqenien e qytetarëve dhe zhvillimin e Prizrenit.

Të tjera

Showbiz

Heu moj Franceskë! Bukuroshja shqiptare trazon rrjetin, pozon me të brendshme

Modelja shqiptare, Franceska Rustem, ka djegur

Showbiz

Kiara nuk ia fal tradhtinë Luizit

Në emisionin “Goca dhe Gra”, moderatorja