Në një takim miqësor, kryetari i Prizrenit dhe kandidati për një mandat të dytë, Shaqir Totaj, u takua me ish-kandidaten për kryetare nga Nisma Socialdemokrate, znj. Albulena Balaj-Halimaj.
Gjatë bashkëbisedimit, Totaj theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe të përfshirjes së të gjitha energjive pozitive për të ardhmen e qytetit.
“Me znj. Albulena Balaj-Halimaj ndamë të njëjtin qëllim – zhvillimin e Prizrenit. Vlerësoj gatishmërinë e saj për të kontribuar në këtë rrugëtim të përbashkët. Bashkimi i vizioneve dhe i përvojave tona është garanci për një Prizren edhe më të zhvilluar”, tha Totaj.
Ai shtoi se ky bashkëpunim është dëshmi se përtej dallimeve politike, qëllimi i përbashkët duhet të jetë përparimi i qytetit.
“Kjo është fryma që na udhëheq – bashkimi për punë të mira, për rezultate konkrete dhe për fitoren që u takon qytetarëve tanë më 9 nëntor”, theksoi Totaj.
Takimi u mbyll me zotimin për të vazhduar bashkëpunimin dhe për të çuar përpara projektet që synojnë mirëqenien e qytetarëve dhe zhvillimin e Prizrenit.



Të tjera
Kulture Lajme
Shqipëria sonte në finalen e Eurovisionit, Alis ngjitet i pesti në skenë me “Nan”
Sonte zhvillohet finalja e madhe
Aktuale
Osmani: Fushë Kosovë sot na dha forcë, zemër e bindje se e ardhmja ndërtohet përmes bashkimit të njerëzve
Kandidatja e LDK-së për
Aktuale
Mbi 95 mijë mërgimtarë të regjistruar për votim me postë – miratohet dizajni për diasporën
Nesër më 17 maj është