Hykmete Bajrami, deputete e LDK-së, thotë se mbyllja e bizneseve të reja nuk mund të arsyetohet me rastin e Klan Kosovës.
E dhimbshme: Ky është i riu që vdiq tragjikisht pasi ra me veturë në lumin Drini i Bardhë në Pejë
Bajrami i është drejtuar Lëvizjes Vetëvendosje, duke i kërkuar ligjshmëri dhe zbatueshmëri të Kushtetutës.
“Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje duhet të kërkojë ligjshmëri dhe zbatim të Kushtetutës edhe në rastin e Martin Berishajt dhe përfshirjen e tij në transaksione financiare energjetike me kompani nga Serbia”, shkroi ajo në Facebook.
Sipas saj, Lëvizja Vetëvendosje duhet të kërkojë ligjshmëri dhe zbatim të Kushtetutës në rastin e Nagip Krasniqit që është në paraburgim për korrupsion në KEK.
“Duhet të kërkojë ligjshmëri dhe zbatim të Kushtetutës kur Mimoza Kusari me izën e Albin Kurtit flet për Simiçin e në interfon edhe me Radojçiqin, duhet të kërkojë zbatim të ligjshmërisë dhe zbatim të Kushtetutës në rastin e Faruk Mujkës i arrestuar për korrupsion”.