Një takim në Bratisllavë solli pajtim për mënyrën e shtensionimit të situatës në veri të Kosovës. Por për lajmin e shumëpritur, nga dje nuk pati asnjë reagim në Prishtinë.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi të hënën zhvilloi një takim të paparalajmëruar me emisarin e Bashkimit Europian, Miroslav Lajçak në Bratisllavë, ka u tha se patën “bisedime intensive”.
Bislimi dhe Lajçak thanë se janë pajtuar për hapat e parë që duhen bërë për shtensionimin e situatës në veri. Por për këtë lajm të shumëpritur, në Kosovë e as nga ndërkombëtarët nuk pati ndonjë reagim.
Mustafa i LDK-së për Mimoza Kusarin: “Zdarvo, muhabeti i ëmbël, të duket ora si 1 minut”
Deri tani nuk ka pasur ndonjë reagim nga as kryeministri Albin Kurti apo presidentja Vjosa Osmani. Për këtë deri tash nuk kanë thënë asgjë as krerët e partive opozitare, Memli Krasniqi, Lumir Abdixhiku e Ramush Haradinaj, as nga Ambasadorët me ndikim të akredituar në Kosovë.
“Jemi pajtuar për hapat e nevojshëm për të siguruar shtensionim efektiv të situatës dhe të bazuar në ligj dhe për përqendrim në normalizimin dhe zbatimin e sundimit të ligjit”, shkroi Bislimi në Tëitter pas takimit me Lajçakun.
Lajçak tha se me Bislimin zhvilluan “bisedime intensive”, duke konfirmuar dakordimin.
“Kemi biseduar për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës, në përputhje me deklaratën e shteteve anëtare të BE-së më 3 qershor, dhe për mënyrën përpara për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura në dialog. Jemi pajtuar për hapat e parë drejt arritjes së këtij qëllimi”, shkroi Lajçak në Tëitter.
Siç mëson Gazeta Express, Lajçak ka përgatitur një plan për zbatimin e tre pikave të propozuara, duke listuar përgjegjësitë e secilës palë si dhe duke sekuencuar veprimet për zbatimin e planit trepikësh, zbatimi i të cilit thuhet se do t’ia hiqte Kosovës masat ndëshkuese.
Bashkimi Europian po zbaton masa ndëshkuese ndaj Kosovës, kryeministri i së cilës konsiderohet përgjegjës për rritjen e tensioneve në veri. Albin Kurti u tha se nuk i ka dëgjuar këshillat e ndërkombëtarëve dhe deri më tani nuk ka pranuar ta zbatojë një plan trepikësh të BE-së, të cilin e mbështet edhe SHBA-ja. Atij i kërkohen zgjedhje të reja në veri duke u tërhequr nga të gjitha veprimet e fundit, që nënkupton tërheqjen e kryetarëve dhe Policisë nga komunat veriore.