Kandidati për kryetar të Vushtrrisë nga LDK-ja, Xhafer Tahiri ka folur për akuzat që i ka marrë gjoja se kinse e ka tradhtuar partinë pasi ka bërë marrëveshje me Vetëvendosjen.
Ai ka thënë se për këtë marrëveshje është konsutuar me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe se nuk ka bërë asgjë pa miratimin e tij, raporton Gazeta10.
“Sonte e kam borxh me i’a spjegu të gjithë aktivistëve të LDK-së se unë nuk kam tradhëtuar dhe që nuk kam vepruar kotë në veti, kjo marrëveshje ka ardhur pasi kryetari i LDK-së më ka pyetur a kemi ndonjë ofertë për bashkëpunim në Vushtrri dhe unë i kam thënë po e kemi nga Lëvizja Vetëvendosje, ai më ka thënë se a kemi mundësi të fitojmë dhe i’u jam përgjigjur që po kryetar në bazë të numrave që janë ne jemi 1400 vota përpara nëse jemi në koalicion, dhe nëse na bashkohet edhe Nisma bëhemi përmbi 2000 vota më shumë se PDK-ja”, tha ai në Kanal10.
Tahiri publikoi mesazhet që i ka shkëmbyer me Lumir Abdixhikun, për koalicionin.

Aty, Abdixhiku del të jetë në dijeni për marrëveshjen, por kërkon që ajo të mos bëhet publike.



Të tjera
Aktuale
Tubimi i LDK’së në Vranjevc, Abdixhiku: Kjo është Kodra e Trimave, sonte na la të gjithëve pa fjalë
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir
Aktuale
Dardan Sejdiu: Kurti taksat tona po i përdor për mashtrim në zgjedhje
Ish-anëtari i LVV-së, Dardan Sejdiu, ka
Aktuale
A shkon vendi në zgjedhje nëse Osmani s’bëhet sërish presidente? Përgjigjet Gërvalla
Kryetarja e Guxo, Donika Gërvalla, ka