Kjo Nëndegë sot më 18.06.2023 ,mbajti mbledhje të zgjeruar pregaditore për Kuvend Zgjedhor. Rend dite kryesor ishte organizimi i zgjedhjeve ,pasi qendra i shpalli ato. Për informim të detajuar ,nga tubimi u lidhem drejtëpërdrejtë me qendren në Prishtinë,përkatësisht me antarin e grupit për Degët në mergatë,Deputetin z.Armend Zemajn.
Ai i shpjegoj në detaje gjithë gjendjen momentale në LDK-së,sidomos në kontekstin e zgjedhjeve. Nuk munguan as pyetjet nga të pranishmit edhe për tjera lami ,si ajo politike etj. Ndër tjera u bisedua edhe për regjistrimin online, antarsi, libreza,etj.z.Zemaj shpjegoj edhe për propozimet e organizimit të themelimit të shumë Degëve në Gjermani dhe gjetiu. Në fund falenderoj Nëndegen për veprimtatinë,mbledhjen e sotme dhe gadishmërinë për vazhdimin e aktiviteteve të LDK-së.
Pastaj të pranishmit vazhduan me paisje me libreza,pagesë antarsie,dhe me regjistrim onlin në Lidhjen Demokratike të Kosoves.Pasi nga gjysma e javes në vijim,në NRW fillojnë pushimet verore,u vendos që Kuvendin ta mbajmë menjëherë pas pushimeve,në koordinim me qendren,dhe me Nëndegët që do jenë në Degen që i përkasim ne ,sipas rregullimit të ri që do miratohet nga Komisioni zgjedhor me Grupin për Mergaten.
Përveq tjerash,në këtë takim u vendos;
-javen e parë të Korrikut,dhënja e Mirënjohjes ORA E PRESIDENTIT 2023 në Selinë e LDK-së në Prishtinë,
-më 7 korrik,një delegacion të merr pjesë në ceremoninië e vurjes së shtatores së kolonel Tahir Zemajt në Kosovë,
-të dënohet kindnapimi i policëve të Kosoves.
-të vazhdohet me aktivitete sikur deri tash ,që kjo Nëndegë ishte gjithëherë aktive. Në diskutime muarren pjesë: Fadil Mazreku, Albanez Muriqi, Hilmi Gashi, Ibush Islami, Muharrem Xhafolli, Bahtir Avdiu Sahit Haziraj, Qazim Thaqi, Behxhet Muqolli, Arben Gashi, Asllan Lajqi, Milazim Dervishi.
Sot u antarësuan edhe 3 të rinjë në Nëndegen NRë.-Adem Nikqi,dhe Agim Behluli,Arben Thaqi.
Takimin e përfundoi Kryesuesi Jakup Gërguri duke i falenderie të pranishmit për kontributet e tyre.