Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku janë përfshirë dy automjete.
Si pasojë, një person ka pësuar lëndime dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore.
Lajmin e ka konfirmuar për Gazeta Sinjali zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
“Rreth orës 08:05, policia është njoftuar për një aksident trafiku. Njësia e trafikut (autostradës), njofton se në autostradën për Shqipëri, drejtimi Prishtinë-Prizren (km i 25), ka ndodhur aksident trafiku ku të përfshira kanë qenë dy automjete. Si pasojë e aksidentit, një person ka kërkuar ndihmë mjekësore,” tha Krasniqi për Gazeta Sinjali.
Aktualisht, njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me hetimin e shkaqeve që çuan në aksident.



Të tjera
Lajme
Ky është parashikimi i motit për ditën e Bajramit
Sot parashikohet të mbajë mot me
Aktuale
Falet namazi i Kurban Bajramit në Kosovë
Besimtarët myslimanë po festojnë ditën e
Aktuale
Kongresisti amerikan takon Abdixhikun dhe Osmanin në fillim të vizitës
Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike