Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova” – një person i lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku janë përfshirë dy automjete.

Si pasojë, një person ka pësuar lëndime dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazeta Sinjali zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Rreth orës 08:05, policia është njoftuar për një aksident trafiku. Njësia e trafikut (autostradës), njofton se në autostradën për Shqipëri, drejtimi Prishtinë-Prizren (km i 25), ka ndodhur aksident trafiku ku të përfshira kanë qenë dy automjete. Si pasojë e aksidentit, një person ka kërkuar ndihmë mjekësore,” tha Krasniqi për Gazeta Sinjali.

Aktualisht, njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me hetimin e shkaqeve që çuan në aksident.

Të tjera

Lajme Opinione

Dritan Hila: Si po eksporton Albin Kurti revolucionin në Shqipëri

  Albin Kurti është modeli i

Lajme

Gucati: Aktakuza për masakrën në familjen Jashari hap i rëndësishëm

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të

Lajme

Vazhdojnë kërkimet për 5-vjeçarin kosovar të zhdukur në një lumë në Zvicër

Autoritetet zvicerane po vazhdojnë përpjekjet intensive