Gazetari Valon Syla ka shkruar se i gjithë motivi i krizës në Veri ka vetëm një synim, shkuarjen në zgjedhje me pikë populliste të ngritjes së flamujve në Veri e shmangies së përgjegjësisë si qeveritar, një dezertim siç e vlerësoi.
Motiv për këto zhvillime Syla ia atribuon edhe shmangies së themelimit të marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit, për të themeluar Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe me kauzën e viktimizimit për përfitime elektorale të një mandati të ri.
“Tash kanë me dalë Vjosa e Albini me thonë NATO e boni Zajednicën, e na jo, që me hi në zgjedhje me kopalla të reja.”
Syla pasojat i parashikon të rënda për Kosovën pas kësaj krize për të cilat është i vetëdijshëm kryeministri Kurti që mendon por nuk mundet të fshihet e as ikë përgjegjësisë për zotimet e marra në Bruksel e Ohër nga ai vet.
“Kryeministri Kurti e din fortë mirë çka ka bo, edhe sa keq e ka bo… por bohet toshë se me gjasë përpos që i kqyr veç popullizmat për vota është edhe i poshtër. Por kjo i bjen vetëm dezertim nga detyra në Veri dhe nga zotimet që i ka marrë në Ohër për implementim të Asociacionit, para BE dhe SHBA.Me dy flamura, mbi komuna dhe pak filma me kaçketa me Sveçlen e Albin Kurti e humbi krejt Veriun. Kjo na kushton kohë, vite negociata dhe ndoshta edhe izolim dhe mos heqje të vizave, si pjesë e embargos nga BE dhe SHBA. Nuk po them se ka pase ku me dite se cfare kontrolli me 2019, por sot Veriu është larg po aq sa në vitin 1999”./Botapress.info/