Gara e ngushtë në mes të Arian Tahirit dhe Faton Pecit për të parin e Komunës së Mitrovicës së Jugut, nuk është e njëjtë edhe me votat për Asamble Komunale.
Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ deri më tani, PDK me Tahirin si bartës të listës së partisë ka performuar dukshëm më mirë sesa LVV me Armend Begun si bartës të listës.
PDK për Asamble Komunale ka marrë 40.43% të votave apo 11 mijë e 978, derisa Lëvizja Vetëvendosje me Armend Begun ka marrë 22.67 apo 6 mijë e 716 vota.
Për Asamble Komunale ka performuar mirë edhe Lista GUXO me Afërdita Hajrizin si bartëse e listës duke marrë 12.89 % apo 3 mijë e 819 vota.
Safet Kamberi i LDK-së i cili është bartës i listës së partisë ka marrë 11.94% apo 3 mijë e 538 vota.



Të tjera
Aktuale
Kurti shpalos nga Podujeva hapat për formimin e institucioneve
Edhe një muaj na ndan nga
Aktuale
Drejtori i PK-së: Fajdexhinjtë në Kosovë po i legalizojnë fajdet përmes noterëve
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së
Showbiz
Koha kur Benita s’kursente veten për poza provokative
Njëra ndër banoret më të përfolura