Halil Matoshi nuk i ndahet idesë së ekzistimit dhe krijimit të kombit kosovar. Bashkë me Nexhmedin Spahiun ka kohë që e propagandojnë “kombin kosovar” duke hequr dorë nga kombi shqiptar.
Në një postim të tij të fundi në Facebook, Halil Matoshi madje ka deklaruar se “…Kombi unik shqiptar âsht veç nji deklaratë politike e etno-nacionalistave dhe elitave kulturore në Tiranë ,,,” ndërka shton se “Kombi kosovar âsht e vetmja mburojë nga kulturocidi i vazhdueshëm ndaj Gegëve shqiptarë!”
Për më shumë ja postimi i Halil Matoshit në Facebook:
Kombi kosovar âsht e vetmja mburojë nga kulturocidi i vazhdueshëm ndaj Gegëve shqiptarë!
Shqiptarët kosovarë nji jetë kanë menu se përkasin në kombin unik shqiptar – në kombin e gjuhës shqipe – dhe tash u shokuen ma në fund që n’Tiranë bâhen hesap si Rendi i Dytë i qytetarisë në komb.
Sa na kanë sha e pshty “maloqt” që kurrë nuk i ranë n’fije standardit ‘72, neve, disa mrojtësve të shpirtit Gegë dhe idesë së kombit sovran kosovar, jo atij të konceptit etnik primordal (simas definicionit stalinist) po atina të solidarsisë qytetare, konceptit politik të kombit.
E tash???
Kombi unik shqiptar âsht veç nji deklaratë politike e etno-nacionalistave dhe elitave kulturore në Tiranë që segregojnë gegët tue tall bythën me kosovarët “malokë”.
Gegët t’ballafaquem me kulturocid që vazhdon kanë dy zgjidhje:
1. Të shohin realitetin e idhtë me sy e ta digjojnë këtë hata me veshë, tue iu nënshtru hegjemonizmit gjuhësor tosk, që e konsideron kombin unik shqiptar me rende qytetare tue qenë vet në rendin e parë;
2. T’i kqyrin punët e veta, tue rikthy copat e pshtueme nga kulturocidi në mozaikun e Gegnisë, e me e normue shqipën e tyne Gege – jo si dialekt – se gegnishtja nuk âsht kurrfarë dialekti (si psh. gjirokastrite ose labçe) po âsht vet rrâja dhe thelbi i shqipes.
Guha e Budit, Bardhit, Bogdanit, Buzukut e der tek Mjeda, Fishta, Koliqi e Camaj.
P.S.
Sa mirë që ra Top Chanel-i dhe seriali kosovar “Rrushja” – me temë dhe etos nga areali kulturor Gegë – që u titru në tosknisht, që kosovarët mos me dekë injoranta!