Pesë gra dhe dy burra janë arrestuar në një shtëpi në fshatin Shtedim të Podujevës nën dyshimin për veprimtari të paligjshme me substanca narkotike.
“Sot rreth orës 12:00, njësitë e hetimeve nga Stacioni Policor Podujevë, në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë ndërmarrë një aksion me ç’ rast kanë arrestuar 7 persona. Informatat e siguruara në rrugë operative, kanë mundësuar që hetuesit të identifikojnë një lokacion në fshatin Shtedim – Podujevë, ku dyshohej për veprimtari të paligjshme me substanca narkotike. Gjatë kontrollit në një shtëpi, policia ka arrestuar shtatë persona, shtetas nga Republika e Shqipërisë (pesë femra dhe dy meshkuj)”, tha policia.
Në vendngjarje përveç një sasie të konsiderueshme të substancave narkotike, është gjetur edhe aparaturë e përshtatur për tharjen e bimëve narkotike.
Policia tha se në asistim të njësisë së hetimeve kanë marrë pjesë edhe njësitë intervenuese, ndërkohë që pas arrestimit të personave të dyshuar në vendngjarje janë ftuar edhe zyrtarët nga njësiti antidrogë, në koordinim me të cilët do të ndërmerren veprimet e mëtejme.





Të tjera
Lajme
Ky është parashikimi i motit për ditën e Bajramit
Sot parashikohet të mbajë mot me
Aktuale
Falet namazi i Kurban Bajramit në Kosovë
Besimtarët myslimanë po festojnë ditën e
Aktuale
Kongresisti amerikan takon Abdixhikun dhe Osmanin në fillim të vizitës
Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike