Shtatë shtetas të Shqipërisë arrestohen në një shtëpi në Podujevë

Pesë gra dhe dy burra janë arrestuar në një shtëpi në fshatin Shtedim të Podujevës nën dyshimin për veprimtari të paligjshme me substanca narkotike.

“Sot rreth orës 12:00, njësitë e hetimeve nga Stacioni Policor Podujevë, në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë ndërmarrë një aksion me ç’ rast kanë arrestuar 7 persona. Informatat e siguruara në  rrugë operative, kanë mundësuar që hetuesit  të identifikojnë një lokacion në fshatin Shtedim – Podujevë, ku dyshohej për veprimtari të paligjshme me substanca narkotike. Gjatë kontrollit në një shtëpi, policia ka arrestuar shtatë persona, shtetas nga Republika e Shqipërisë (pesë femra dhe dy meshkuj)”, tha policia.

Në vendngjarje përveç një sasie të konsiderueshme të substancave narkotike, është gjetur edhe aparaturë e përshtatur për tharjen e bimëve narkotike.

Policia tha se në asistim të njësisë së hetimeve kanë marrë pjesë edhe njësitë intervenuese, ndërkohë që pas arrestimit të personave të dyshuar në vendngjarje janë ftuar edhe zyrtarët nga njësiti antidrogë, në koordinim me të cilët do të  ndërmerren veprimet e mëtejme.

Të tjera

Lajme Opinione

Dritan Hila: Si po eksporton Albin Kurti revolucionin në Shqipëri

  Albin Kurti është modeli i

Lajme

Gucati: Aktakuza për masakrën në familjen Jashari hap i rëndësishëm

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të

Lajme

Vazhdojnë kërkimet për 5-vjeçarin kosovar të zhdukur në një lumë në Zvicër

Autoritetet zvicerane po vazhdojnë përpjekjet intensive