Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është deklaruar sërish pasi të premten, Gjykata Kushtetuese e ka shpallur jokushtetues Ligji për Këshillin Prokurorial të Kosovës.
Gjykata mori vendim që ligji të rrëzohet komplet si pasojë e pretendimeve të bazuara dhe se ky ligj bie ndesh me disa nene të Gjykatës Kushtetuese.
Kjo është shkolla, oborri i të cilës është “vërshuar’ nga bankat dhe karriget
Vendimi i Kushtetueses sipas Haxhiut është një goditje për reformën në drejtësi dhe qytetarëve, teksa u shpreh se përbërja aktuale e Këshillit Prokurorial të Kosovës është e padrejtë, pasi sipas saj, ka mungesë balancit.
Ajo thotë se ministria e udhëhequr nga ajo, ka bërë vlerësimin se duhet të bëhen ndryshime në KPK, me arsyetimin që të ulet numri i anëtarëve.
Kësisoj, e para e MD-së theksoi se kur është puna për reformat në drejtësi, “të gjithë duhet të jemi të unifikuar”. Haxhiu deklaroi po ashtu se mosbindja e Kushtetueses është politike.
“Duke qenë që anëtarët e Këshillit Prokurorial nuk kanë mandat kushtetues, zgjidhen sipas ligjit, kemi vlerësuar që duhet të bëhen ndryshimet në ligj”, tha ajo të hënën në RTV Dukagjini.
“Gjykata Kushtetuese thotë unë nuk bindem. Si ka mundësi që Gjykata me u lëshu në vlerësime të tilla politike, se a bindet apo nuk bindet”./Botapress.info/