Sot rreth orës 08:30 ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën “Jusuf Gërvalla” në Prishtinë, ku janë përfshirë tri vetura.
Rastin e ka konfirmuar për Gazeta Sinjali, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, i cili tha se si pasojë, tre persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor.
Me rastin po merret Njësia e Trafikut të Kryeqytetit.
“Sot rreth orës 08:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën “Jusuf Gërvalla” në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë tri vetura. Si pasojë lëndime kanë pësuar tre persona, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësia e Trafikut të Kryeqytetit”, tha Pllana



Të tjera
Lajme
BE thirrje partive për fushatë të respektueshme
Bashkimi Evropian, i ka bërë thirrje
Aktuale
KQZ del me udhëzime për votimin me postë pas “shqetësimeve të ngritura”
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dalë
Aktuale
Kryetarja e Preshevës ndan pamje nga pritja e dy kongresistëve amerikanë
Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita