Aksident trafiku mes tri veturave në Prishtinë, tre të lënduar

Sot rreth orës 08:30 ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën “Jusuf Gërvalla” në Prishtinë, ku janë përfshirë tri vetura.

Rastin e ka konfirmuar për Gazeta Sinjali, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, i cili tha se si pasojë, tre persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor.

Me rastin po merret Njësia e Trafikut të Kryeqytetit.

“Sot rreth orës 08:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën “Jusuf Gërvalla” në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë tri vetura. Si pasojë lëndime kanë pësuar tre persona, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësia e Trafikut të Kryeqytetit”, tha Pllana

Të tjera

Lajme Opinione

Dritan Hila: Si po eksporton Albin Kurti revolucionin në Shqipëri

  Albin Kurti është modeli i

Lajme

Gucati: Aktakuza për masakrën në familjen Jashari hap i rëndësishëm

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të

Lajme

Vazhdojnë kërkimet për 5-vjeçarin kosovar të zhdukur në një lumë në Zvicër

Autoritetet zvicerane po vazhdojnë përpjekjet intensive