Me rastin e 15 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, të shtunën më 18 shkurt, në Aalesund të Norvegjisë në kuadër të Festivalit West Nordic International Film Festival do të prezantohet filmi dokumentar “Mbijetesa dhe shkolla”. Ky prtojekt i Shtëpisë filmike “IDEA” të Prishtinës, deri tani ka marrë 16 çmime nga juritë profesionale të festivaleve ndërkombëtare të filmave dokumentarë në mbarë botën.
Temë e këtij filmi dokumentar është funksionimi i shkollës shqipe në rrethana lufte në Kosovë, pikërisht organizimi i saj në tendë najlloni në malet e Berishës.
Skenarist & producent: Nuhi Bytyçi
Regjisor: Ilir Kabashi
Drejtor i fotografisë & Montahi. Bekim Qyqalla
Muzika Shkodran Tolaj.