Që nga ajo ditë nga aeroporti i Tiranës, Prishtinës e Shkupit janë realizuar disa fluturime për në Turqi, shumë pasagjerëve në tentim për tu siguruar që familjarët e tyre janë mirë.
Tragjike: E privoi e më pas e dogji vëllain e tij për pronë rahovecasi
Gazeta ka kontaktuar me zëdhënësen e aeroportit të Prishtinës “Adem Jashari”, Valentina Gara në lidhje me fluturimet e realizuara për në Turqi që nga e hëna.
Ajo tha se janë realizuar tetë fluturime gjithsej.
“Kanë qenë tetë fluturime në total, pra po flasim për datën nga 6 deri më sot”, ka thënë Gara për Insajderin.
E pyetur se a është anuluar ndonjë fluturim për shkak të tërmetit, Gara tha se nuk ka ndodhur diçka e tillë.
“Ju njoftojmë se nuk ka pasur ndonjë anulim nga fluturimet e Stambollit me arsye te tërmetit ne Turqi”, tha ajo për Insajderin.
Në anën tjetër, Insajderi ditën e djeshme ka raportuar për pritjet e gjata që qytetarët janë dashur të ju nënshtrohen në aeroportin e Shkupit për në Turqi./Botapress.info/