Sa fluturime u realizuan për në Turqi nga Prishtina që nga tërmeti? – flasin nga aeroporti

Tërmeti me magnitudë prej 7.8 ballësh që goditi Turqinë dhe Sirinë mëngjesin e së hënës, ka të ngjarë të jetë një nga më vdekjeprurësit këtë dekadë, sipas sizmiologëve. Numri i të viktimave tashmë ka kaluar shifrën 9 mijë.

Që nga ajo ditë nga aeroporti i Tiranës, Prishtinës e Shkupit janë realizuar disa fluturime për në Turqi, shumë pasagjerëve në tentim për tu siguruar që familjarët e tyre janë mirë.

LEXO EDHE KETE

Tragjike: E privoi e më pas e dogji vëllain e tij për pronë rahovecasi

Gazeta ka kontaktuar me  zëdhënësen e aeroportit të Prishtinës “Adem Jashari”, Valentina Gara në lidhje me fluturimet e realizuara për në Turqi që nga e hëna.

Ajo tha se janë realizuar tetë fluturime gjithsej.

“Kanë qenë tetë fluturime në total, pra po flasim për datën nga 6 deri më sot”, ka thënë Gara për Insajderin.

E pyetur se a është anuluar ndonjë fluturim për shkak të tërmetit, Gara tha se nuk ka ndodhur diçka e tillë.

“Ju njoftojmë se nuk ka pasur ndonjë anulim nga fluturimet e Stambollit me arsye te tërmetit ne Turqi”, tha ajo për Insajderin.

Në anën tjetër, Insajderi ditën e djeshme ka raportuar për pritjet e gjata që qytetarët janë dashur të ju nënshtrohen në aeroportin e Shkupit për në Turqi./Botapress.info/

ngjashme