Një aksident mes dy automjeteve ka ndodhur para pak çastesh te vendi i njohur si “Te Rrethi” në Prishtinë.Përveç dëmeve materiale nuk dihet nëse ka persona të lënduar.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.
Policia e Kosovës vazhdimisht po bën apel për kujdes në komunikacion. Gjithashtu po kërkohet edhe ndihma e qytetarëve për zvogëlimin e numrit të aksidenteve.