Një kosovar me nënshtetësi austriake është arrestuar pasi ka kërcënuar punëtorin e pompës së derivateve.I dyshuari ishte nën ndikimin e alkoolit, ndërsa ngjarja ka ndodhur në magjistralen Fushë Kosovë-Prishtinë.
Me vendimin e prokurorit është dërguar në mbajtje i dyshuari.
‘’ Prishtinë, 14.06.2021-23:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar me nënshtetësi austriake pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka penguar dhe kanosur punëtorin e pompës së derivateve në magjistralen Fushë Kosovë-Prishtinë. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.’’/