Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari- Lila, ka njoftuar se këtë javë do të mbahen dy seanca në Kuvendin e Kosovës.
Seanca e parë do të mbahet të mërkurën nga ora 12:00, ku do të trajtohet pikat nga seancat e papërfunduara, ndërkaq seanca tjetër do të mbahet të enjten nga ora 10:00.
Tërmeti i fuqishëm në Turqi: Dëmtohet hoteli ku qëndronte ekipi kosovar
Në seancën e së enjtes do të trajtohen: Votimin në parim i Projektligjit nr.08/L-123 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të agjencive ekzekutive, Shqyrtimin e parë të Projekligjit nr.08/L-213 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 08/L-193 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023 dhe Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-121 për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
“Nga trajtimi i pikave për t’u shqyrtuar në seancat plenare, Kryesia e Kuvendit u dakordua për mbajtjen e dy seancave për këtë javë.
Seanca e parë, do të mbahet ditën e Mërkurë me fillim në ora 12:00 për të trajtuar pikat e mbetura nga seancat e papërfunduara, ndërsa,
Seanca e dytë, do të mbahet si seancë e rregullt e Kuvendit, ditën e Enjte me fillim në ora 10:00.
Në mesin e tjerave, seanca e re do të trajtojë:
– Votimin në parim i Projektligjit nr.08/L-123 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të agjencive ekzekutive,
– Shqyrtimin e parë të Projekligjit nr.08/L-213 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 08/L-193 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023 dhe
– Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-121 për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme”, thuhet në postimin e Kusari-Lilës/Botapress.info./