Fabian Berisha nga Prizreni prej 12 vitesh ka një veturë të tipit “Golf 2”-sh. Në këtë veturë, ai ka investuar rreth 10 mijë euro.
Nëse do të duhej ta shiste, ai shprehet se do ta kishte shumë të vështirë të vendoste.
“Unë këtë veturë e posedoj që 12 vite. Vëllai ma ka ble. Kur i shihsha kerret e restaurume dojsha me pas edhe unë një” – tha fillimisht ai.
Berisha thekson se të gjitha pajisjet e veturës së tij janë origjinale.
“Muzika më ka kushtuar rreth 3000 euro. Por investimi total është rreth 10 mijë euro” – bëri të ditur Berisha.
![](https://insajderi.org/wp-content/uploads/2023/01/image-358.png)
Ndër tjerash, Fabiani thotë se nuk do ta shesë dhe se nuk tenton ta ndërroj me vetura të tjera. Pasi sipas tij vetura “golf 2” nuk pëlqehet nga femrat.
Megjithatë, e dashura e tij e ka pëlqyer veturën e tij.
“Femna jem se ka pasë problem me hip edhe kur u kanë i thjesht edhe tash” – tha ai./Botapress.info/