Kanë kaluar dy ditë nga vrasja e ish-kryetarit të shoqatës së shurdhmemecëve në Mitrovicë, Nysret Gubetini. Deri tani, megjithëse vrasja është kryer në objektin e shoqatës nuk ka asnjë të dyshuar e as të arrestuar.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Valon Preteni, në një përgjigje për Insajderin tha se janë duke u intervistuar dëshmitarët.
Tragjike: Humb jetën 15-vjeçari nga Mitrovica, bie nga ndërtesa
I njëjti shtoi se motivet nuk dihen ende.
“Ju njoftojmë që deri tani nuk ka të identifikuar ndonjë të dyshuar për kryerjen e kësaj vepre penale. Prokuroria në koordinim me policinë janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore sipas ligjit për ndriçimin e këtij rasti. Janë duke u intervistuar dëshmitarë, motivi ende nuk dihet”, deklaroi Preteni.
Ishte prokuroria e Mitrovicës, e cila gjatë ditës së djeshme konfirmoi se vrasja ishte e dhunshme. Sipas njoftimit të prokurorisë, Gubetini u godit me mjet të mprehtë disa herë.
“Prokurori kujdestar ka dal në vendin e ngjarjes, dhe ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, thuhet në komunikatën për media.
Insajderi ka kontaktuar edhe me familjarët e Gubetinit dhe të njëjtit thanë se nuk kanë ndonjë dyshim se kush mund të jetë autori./Botapress.info/