Jo rrallëherë Policia arrin t’i kap në flagrancë personat që denoncohen për krime të natyrave të ndryshme, por në raste të tilla zyrtarët policorë ballafaqohen edhe me rezistencë. Kështu ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në rrugën “Ali Vitia” në Prishtinë.
Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se fillimisht ishte denoncuar një rast i vjedhjes së një veture në lagjen Kalabria, ku tre persona të maskuar, kishin arritur ta merrnin një veture me të cilën kanë ikur më pas. Policia që intervenoi në këtë rast arriti t’i ndjek të dyshuarit, por të njëjtit në një ndaluan papritmas, por jo për t’u dorëzuar.
A e humbi kontrollën hoxhë Mjekiqi? Ja çfarë deklaronte dy vite më parë për dhunën ndaj grave
Gazeta mëson se ata e braktisën veturën dhe më pas kanë ikur në këmbë në një drejtim të panjohur dhe akoma s’janë kapur nga Policia. Tre të dyshuarit përveç që vodhën veturën, dyshohet se kishin kryer vjedhje edhe në një market, si dhe kishin avulluar disa targa që kohë më parë ishin raportuat të vjedhura.
Pas mbledhjes së të gjitha informacioneve, burimet thonë se vetura është sekuestruar nga Policia, bashkë me gjësendet tjera që u gjetën brenda, për t’u shfrytëzuar si dëshmi në procedurë.
Në anën tjetër, në lidhje me rastin ka dhënë deklaratë edhe një dëshmitar, teksa me t’u përfunduar procedurat policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit, derisa të kapen personat e dyshuar./Botapress.info/