Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nxjerrë një dekret me të cilin harmonizohet lista e organizatave të huaja terroriste të shpallura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Osmani tha se ky dekret është nxjerrë me qëllim të linjëzimit të plotë të Kosovës me politikën e jashtme dhe të sigurisë së ShBA-së.
“Republika e Kosovës harmonizon listën e organizatave të huaja terroriste me Urdhrat Ekzekutiv të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me Nr. EO 14157 të datës 20 janar 2025, dhe EO 14175 të datës 22 janar 2025, me qëllim të linjëzimit të plotë me politikën e jashtme dhe të sigurisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha ajo.
Sipas dekretit, “ngarkohen institucionet e sigurisë së Republikës së Kosovës dhe të gjitha institucionet e tjera relevante, që të ndërmarrin hapat e nevojshëm për zbatimin e këtij Dekreti në përputhje me kompetencat e tyre”.
Po ashtu, “ngarkohet Sekretariati i Këshillit të Sigurisë së Republikës së Kosovës që të përcjellë kopjen e këtij Dekreti tek të gjithë anëtarët e Këshillit të Sigurisë së Kosovës”, thuhet në dokument, transmeton Klankosova.tv.
Tutje, presidentja Osmani theksoi se Kosova qëndron krah Amerikës në luftën kundër krimit të organizuar transnacional dhe terrorizmit, karteleve të drogës dhe regjimeve kriminale, duke shtuar se udhëheqja amerikane e bën botën më të sigurt.
“Historia dëshmon një të vërtetë të thjeshtë: kur Amerika udhëheq, ka më shumë paqe, më shumë siguri dhe më shumë liri në mbarë botën. Kosova do të qëndrojë gjithmonë përkrah ShBA-së për ta avancuar këtë vizion dhe në përpjekjen e saj për të luftuar të gjithë ata që rrezikojnë sigurinë kombëtare të aleatit tonë më të rëndësishëm”, shkroi Osmani.
Të tjera
Opinione
Lirim Mehmetaj: Krimi i trefishtë i Vjosa Osmanit
Para se të ndalem më hollësisht
Aktuale
Prishtina Parking rinis punën me rregulla të reja për pagesa e gjoba
Ndërmarrja “Prishtina Parking” nga sot ka
Lajme
Të enjten, që nga orët e para të ditës, pritet shi dhe rënie e temperaturave
Rrebeshe shiu pritet të përfshinë vendin