Filmi i shkurtër ‘Heroi i Shkretëtirës’ (Hero of the Desert) me skenar dhe regji te Lorena Sopit, ka fituar çmimin për filmin më të mirë dramatik dhe për skenarin më të mirë /Best Short Drama and Best Script/ në Tehnochat International Film Festival i cili ka përfunduar me datë 30 nëntor në Barcelonë te Katalonisë. Po ashtu, te njëjtën ditë, filmi ka fituar çmimin e argjendet për film të shkurtër /Silwer Award/ në London Movie Festival ne Londër te Mbretërisë së Bashkuar, si dhe çmimin për filmin më të mirë të shkurtër /Best Short/ në festivalin Lusi Bunuel Memorial Awards i cili ka përfunduar në Kalkutë te Indise.
‘Heroi i Shkretëtirës’ sonte do të shfaqet për herë të dytë në Salerno International Film Festival i cili përfundon nesër në Salerno, si dhe në Directors Circle Festival of Shorts, i cili po ashtu përfundon nesër në Erie te Shteteve te Bashkuara, Ditët në vijim, filmi “Heroi i Shkretëtirës’ do te shfaqet edhe në Festivalin Balcans Beyond Border ne Athinë të Greqisë dhe në festivalin Cannes Short Film Festival në Cannes të Francës..
Filmi 25 minutash është prodhuar nga AS Film dhe Film Fest Kosova, me mbështetjen e Departamentit për Kulture te MKRS-se dhe Komunës së Prishtinës. Ne rolet kryesore shfaqen Vjosa Tasholli, Mikel Markaj, Dibran Tahiri, Jehona Gashi, e te tjerë. Skenograf është Uran Duli, Gafer Elbasan Sherifi, kostumografe Alma Krasniqi, dizajner zëri Ilir Xheladini, ndihmës regjisori Sovran Nrecaj dhe Hana Bucaliu, Drejtor fotografie është Lorenc Pelushaj dhe skenariste e regjisore Lorena Sopi.
Me nderime,
Lorena Sopi