Hekuran Murati sërish nuk merr votat e duhura – dështon për herë të dytë
Sot, deputetët e Kuvendit të Kosovës u mblodhën në seancën e 57-të për të bërë një tjetër përpjekje për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.
Kjo është përpjekja e tretë pa sukses që nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, i cili përcakton që kandidatët mund të hidhen në votim vetëm deri në tre herë dhe se votimi duhet të jetë i hapur.
Lëvizja Vetëvendosje sot propozoi sërish si kandidat Hekuran Muratin për të dytën herë, i cili nga 106 deputetë të pranishëm mori vetëm 55 vota për, 46 kundër dhe 5 abstenime.
Në seancat e kaluara LVV kishte propozuar Albulena Haxhiun, Donika Gërvallën. Asnjëri prej tyre nuk arriti të sigurojë shumicën e nevojshme prej 61 votash, duke mbetur në maksimum në 57 vota.
Këto dështime në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit përbëjnë pengesë për formimin e institucioneve të reja në Kosovë.
Gjykata Kushtetuese ka publikuar aktgjykimin e plotë ku përcaktohet që legjislativi i ri duhet të konstituohet brenda 30 ditëve nga certifikimi i rezultateve, afat ky që përfundon më 18 shtator.



Të tjera
Aktuale
Cakolli: Përbërja e KQZ-së reflekton numrin e Grupeve Parlamentare jo të deputetëve
Eugen Cakolli nga KDI ka thënë
Aktuale
Sulmet izraelite ndaj Libanit janë ‘shkelje flagrante’ e armëpushimit, thotë presidenti iranian
Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, tha se
Aktuale
Abdixhiku: Kushtetuta është dokumenti themelor që vulosi shtetësinë e vendit tonë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës,