Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Dukagjin Pupovci, ka dhënë dorëheqje nga detyra. Gazeta mëson se Pupovci ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, derisa arsyet e dorëheqjes thuhet se janë për shkaqe shëndetësore.
“Pupovci ka dorëzuar dorëheqjen nga MASHT, me arsye shëndetësore”, ka thënë një burim për Metron brenda MASHT.
Përplasen PSD dhe VV: “Hani qershiat që i keni psh***rr”, “Mshefnu skutav” (VIDEO)
Dorëheqja e tij ende nuk është komentuar as nga vetë Pupovci por as nga ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.
Pupovci u emërua zëvendësministër i Arsimit në prill të vitit 2021. Ai njihet si njëri ndër ekspertët më të mirë të arsimit.
Insajderi ka tentuar të kontaktojë me Pupovcin por i njëjti nuk është përgjigjur deri në publikimin e lajmit./Botapress.info/