Ushtruesja e detyrës së ministrisë së Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku, me një shkresë zyrtare ka njoftuar shefen e Federatë së Sindikatave të Shëndetësisë, Tevide Imeri, se Kontrata Kolektive e vitit 2018 nuk do të zbatohet nga tani e tutje.
Pasi Ministrisë së Arsimit, tani edhe ajo e Shëndetësisë ka shkëputur Kontratën Kolektive, ka marr vesh Gazeta . Kjo shkresë është drejtuar të hënën në adresën e sindikatave të shëndetësisë.
LEXO EDHE KETE
Arrestohet zyrtari i Gjykatës në Pejë, dyshohet për marrje rryshfeti
Gexha-Bunjaku u thirr në nenin 3 të Kontratës Kolektive e nënshkruar më 12 qershor 2018, se ka kaluar koha prej tri viteve e zbatimit të kësaj kontrate.
Kjo kontratë ishte nënshkruar në mes të Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës dhe Ministrisë së Shëndetësisë në vitin 2018.
Nga kjo ministri në arsyetimin e tyre, thuhet se vullnetarisht duan mosvazhdimin e kësaj kontrate ndërmjet palëve, pasi që kjo ua mundëson njëri nga nenet e përcaktuara në këtë kontratë./Botapress.info/