Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi një qytet në Turqinë veriperëndimore mëngjesin e sotëm, duke shkaktuar dëme në disa ndërtesa dhe panic te qytetarët.
Lëkundjet lënduan të paktën 50 persona, kryesisht teksa përpiqeshin të largoheshin nga shtëpitë e tyre.
Tërmeti e kishte epiqëndrën në qytetin Gölyaka, rreth 200 kilometra në lindje të Stambollit, tha presidenca e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave.
Lëkundjet u ndjenë në Stamboll, Ankara dhe pjesë të tjera të rajonit. Dhjetra pasgoditje u raportuan, duke përfshirë një me magnitudë 4.3. Mediat e huaja raportojnë se ka patur edhe ndërprerje të energjisë./Botapress.info/