Në shumë raste, deputetët marrin në duar situatën duke debatuar me grushta e shkelma e jo me fjalë në seancat Parlamentare. Ngjarje të tilla të përleshjeve me grushta, shkelma e shkulje flokësh kemi parë në shumë parlamente anembanë botës. Por kjo që ndodhi në Parlamentin e Bolivisë kur ndodhi një përplasje e madhe mes pozitës dhe opozitës duke u përleshur me grushta gjatë debatit mbi arrestimin e një ish-Presidenti.
Opozitari Henry Montero dhe një anëtar i partisë në pushtet, Antonio Colque, ishin protagonistët kryesorë të skenave të shëmtuara, që kanë bërë xhiron e botës.
Dy politikanët shkëmbyen grushte, madje u shtrinë edhe në tokë si të ishin mundës.
Pasi u ndanë nga kolegët, një sherr nisi mes dy deputeteve, të cilat u kapën nga flokët/a2cnn