Në Gjykatën Themelore të Pejës është kthyer në rigjykim rasti i dhunimit të të miturës, për të cilin i akuzuari ishte dënuar me 8 muaj e 8 ditë burgim.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjyaktës, Tringa Zhuti.
Ajo tha se seanca është paraparë të mbahet në orën 14:00.Për shqiptimin e dënimit skandaloz, gjykatësja e rastit, Florije Zatriqi ishte suspenduar nga puna. Viktima dyshohet se u dhunua në jaanr të vitit 2012, kur ajo ishte 15 vjeç, në një shtëpi të pabanuar në komunën e Gjakovës.
Ministria e Financave kërkon 100 praktikanta me pagë 170 euro
Ndërkaq, Ligji parasheh që për këtë vepër, dënimi të jetë nga 5 deri në 10 vite burgim./Botapress.info/