Një mosmarrëveshje e çastit për parkim ka përfunduar tragjikisht mbrëmjen e 11 gushtit në Hajvali të Prishtinës, ku një burrë u vra me armë zjarri.
Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se rreth orës 21:40, Policia u njoftua për të shtëna në rrugën “Minatori”.
Në vendngjarje, afër një veture Mercedes me targa britanike CEI5VYM, u gjetën njolla gjaku dhe një gëzhojë e kalibrit 9 mm.
Hetimet e para tregojnë se pas një konflikti për parkim, i dyshuari Xhemajl Nuhiu mori një armë zjarri dhe e qëlloi në kokë Muhamet Matoshin. Viktima u dërgua me urgjencë në QKUK, por mjekët konstatuan se ai kishte ndërruar jetë.
Pas krimit, i dyshuari u largua me veturën Mercedes në drejtim të panjohur. Policia ka urdhëruar alarmim të të gjitha njësive dhe pikave kufitare për identifikimin dhe ndalimin e tij.
Në vendngjarje punuan njësitë e hetimeve rajonale, prokurorja e Krimeve të Rënda dhe mjekësia ligjore. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Për rastin janë marrë në pyetje disa dëshmitarë, ndërsa hetimet për kapjen e autorit vazhdojnë.



Të tjera
Lajme
Ky është njeriu me punën më të vështirë në Ukrainë
Major Serhij Laziuk shpesh dorëzon lajmet
Aktuale
Autobusi nga Kosova shkakton aksident zinxhiror në Cyrih
Pak pas orës 6:30 të mëngjesit
Aktuale
Dogana me operacion në Pejë, gjen barna të kontrabanduara
Njësitë Antikontrabandë të Doganës së Kosovës,