Testimi i virgjërisë së një vajze dhe kërkesa megalomane e meshkujve që bashkëshortja e tij patjetër të jetë e virgjër ka hapur debate nga më të ndryshmet në medie dhe në opionin publik.
Një mendim krejt të sinqertë dhe të arsyeshëm e jep edhe bashkëpunëtorja jonë Teuta Haxhijaj:
Mbasi në Kosovë qenka hjekë testimi i virgjërisë, për të cilin nuk e kisha pas ditë as që ekziston dhe as nuk do ta besoja që mund të ekzistojë një budallaki e tillë, atëherë dje ish dashte gjithqysh me u hjekë edhe regjimi i vizave.
Bre Zoti pa ju marrue mos e lashtë qysh ju paska pas marrue.
Po çfarë çikash pa dinjitet e pa asnjë grimë vetbesimi janë ato që pranojnë një testim të tillë dhe pranojnë m‘i japë dikujt llogari për trupin e tyre?! Sa naive, e paformuar si personalitet, me karakter dhe uni te dobët duhet me qenë për me hy në martesë me një „burrë“ i cili si kusht themelor e ka një pëlhurë himeni me të cilin, për të, fillon dhe mbaron morali i nje gruaje? Sa i denjë është ai „burrë“ me qenë krah për krah me ty në betejat e jetës, i cili krejt „burrninë“ e tij e bazon në virgjinitetin e një vajze?!
Ai gjithçka mundet me kanë e veç burrë jo. Ngjajshëm me moralin që është një koncept shumë i gjerë, i cili në vete përfshin shumçka perveç se himenin jo.