Deputetja e LDK-së Hykmete Bajrami nga Kuvendi ka hedhur kritika ndaj ekzekutivit për Projektligjin për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore, ku sipas saj po bëhen shkelje kushtetuese.
“Ky ligj nuk është në pajtim me Kushtetutën. Me vendosjen e çmimeve tavan ju nuk mund ti ulni çmimet në bizneset e mëdha, do të arrini të ndërhyni në biznese të vogla në fshatra dhe qytete dhe askush përveç tregtarëve të mëdhenj nuk do të përfitojë”, tha Bajrami.
Edita Tahiri thotë se amerikanët po detyrohen të vijnë në Kosovë, pasi Kurti nuk ka ekip uniteti
Deputetja e LDK-së theksoi se me vendosjen e çmimit tavan Qeveria e mohon konkurrencën.
Sipas saj me neni 5 të këtij ligji nuk mund ta gjeni as në diktaturat më të këqija.