Anëtari i Këshillit Grevist, Reshit Kushaj, i është kundërpërgjigjur ministrit Hekuran Murati, derisa ky i fundit tha se nuk do të ketë paga për grevistët.
Kushaj tha se po presin deri në ora 16:00 që të dalin pagat dhe nëse nuk dalin, pastaj do të mbajnë një takim dhe do të vendosin për veprimet.
Detaje për dy rastet e dhunimit në Gjakovë, viktimat janë të mitura, të dyshuarit të moshës madhore
“Ne po presim deri në ora 16:00. Uroj të mos jetë ashtu siç ka thënë ministri Murati. Në politikë kurrë nuk bën të thuash kurrë, andaj po presim. Nëse nuk dalin pagat, pastaj kryesindikalisti i arsimit, Rrahman Jasharaj do të mbajë takim dhe do të vendosim se si do të veprojmë”, tha Kushaj./Botapress.info/