Pas situatës së krijuar me grevën e Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Shkencës së Kosovës (SBASHK), ka reaguar Këshilli i Prindërve.
Përmes një shkrimi në llogarinë e tyre në Facebook, ky këshill ka kërcënuar se nëse deri të hënën me datën 3 tetor nuk nis mësimi, do të kërkojmë çregjistrim masiv nga shkollat.
“Kurti t’i palon 50 Rrahman Jashara”, Syla: Ky është nivel i pazarit të kerreve
Sipas tyre, pas kësaj sistemi arsimor në Kosovë do të kolapsojë.
“Shkurt e shqip. Nëse më 3 tetor nuk fillon mësimi në gjithë Kosovën, do të kërkojmë çregjistrim masiv nga shkollat dhe sistemi arsimor do të kolapsojë. Nuk do të ketë më nevojë as për shkolla, as për mësimdhënës e as për institucione arsimore”, thuhet në njoftim.
“Është e lehtë të prishësh, është kollaj të bllokosh, është e padrejtë greva në arsim”.
“HAPINI SHKOLLAT”
Në fund, Këshilli i Prindërve i Kosovës, thotë se kjo thirrje nuk i përjashton edhe format e tjera të shprehjes së pakënaqësisë: protesta, marshe, hyrje në shkolla./Botapress.info/