Ish-konkurrenti për kryetar të degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë, Ramadan Beshiri, është i pakënaqur me zgjedhjen e Armend Mujës si kryetar i degës së VV-së në Mitrovicë.
Ai ka thënë se në vend që VV të bëjë reforma në Mitrovicë, ajo ka bërë një deformim.
“Ndër vite kam kontribut të theksuar në LVV. Unë nuk jam aktivisti më i mirë, por jam më i zëshmi. Aty jam nga viti 2012, duke u munduar ta përkrah kauzën e VV-së si koncept dhe fushëveprimin e kryetarit Albin Kurti si lider politik. Pozita ime ka qenë pozitë e aktivistit të thjeshtë, por që ka ardhur nga një lagje, e cila ka masën më të madhe të votuesve në nivel qyteti e që është lagjja ‘Iliridë’ me 26 mijë banorë”, tha ai në Klan Kosova.
LEXO EDHE KETE
Beshiri tha që ka vite prej se ka shprehur pakënaqësi dhe ka pasur kërkesë nga Kurti për reformim.
“Sa i përket qendrës së VV-së, unë në vazhdimësi nga viti 2017 kam shprehur pakënaqësi dhe kam kërkuar nga Kurti që të vijë dhe ta shtrijë një reformë. Mirëpo, duke dashur ta bëjnë reformën, kësaj here e kanë bërë një deformim”, thesoi Beshiri.
Beshiri tha se në Mitrovicë nuk ka përçarje të madhe por ka ka mospajtime me kryetarin e qendrës.
“Sa i përket qendrës së VV-së në Mitrovicë, nuk ka zëra ekstrem apo ndonjë përçarje të madhe përveç mospajtueshmërisë së aktivistëve me kryetarin e ri të qendrës, i cili nuk e përfaqëson vlerën bazë e që është mishërim me idetë politike të VV-së, të cilat ne i kemi kultivuar ndër vite”, shtoi aktivisti i VV-së