Portali “Syri.net”, i drejtuar nga gazetari Çim Peka, raporton se 11 deputetë priten të braktisin radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. Lajmi është i pakonfirmuar.
Pas largimit të deputetes së Doarsa Kica-Xhelilit nga Grupi Parlamentar i LVV-së në LDK, largime të tjera janë paralajmëruar nga koalicioni qeverisës. Sipas raportimit të “Syri.net”, deputetët që priten ta braktisin subjektin më të madh politik në Kosovë janë: Eman Rrahmani, Labinota Demi-Murtezaj, Fjolla Ujkani, Fatmir Humolli, Haki Abazi, Visar Korenica, Fitim Uka, Driton Hyseni, Fitim Haziri, Adriana Matoshi dhe Arjeta Fejza.
Po ashtu, i njëjti portal raporton bazuar në burime brenda LVV-së se edhe dy zyrtarët e LVV-së, Ramadan Beshiri dhe Bedri Maqestena, pritet të largohen nga partia e Albin Kurtit.
Mediumi i gazetarit të Shqipërisë Çim Peka, i cili përkrahu Albin Kurtin në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, shkruan se pikërisht është Kodi Civil, që ka trazuar ujërat përbrenda grupit parlamentar të VV-së, ku disa deputetë votuan kundër.
Paralajmërimi shqetësues i sizmologut, një tërmet i fuqishëm pritet shumë pranë Shqipërisë
Zgjedhjet e brendshme të Lëvizjes Vetëvendosje kanë ritheksuar edhe një herë problemet e mëdha që kjo parti ka me kohezionin e brendshëm.
Megjithatë, nga Lëvizja Vetëvendosje ende nuk janë deklaruar për një çështje të tillë./Botapress.info/