Kërkimi “Si të ikësh nga Rusia” ka marrë hov në internet. Brenda 12 orëve të fundit, mijëra persona kanë shkruar këtë frazë në makinën kërkuese, Google.
Kjo lidhet drejtpërdrejt me situatën në Rusi, ku presidenti Vladimir Putin, njoftoi të mërkurën se edhe 300 mijë rezervistë do të përfshihen në luftë ndaj Ukrainës, përcjell Botapress.info.
Kjo ka bërë që rusët, sidomos të gjinisë mashkullore, të largohen nga shteti, duke shmangur përfshirjen në radhët e ushtrisë.
Kaos në Rusi: Putini u jep rekrutëve “4 orë” për t’u thënë lamtumirë fëmijëve të tyre
Viral është bërë edhe kërkimi “Si ta thyesh dorën”, duke kërkuar shkak për të mos iu bashkuar luftës./Botapress.info/