Ish-ministri i Financave, Avdullah Hoti, ka thënë të enjten se nëse Qeveria e zbaton kërkesën e Sindikatës së Arsimit për 100 euro shtesa në muaj, atëherë kjo do të nënkuptonte 2 milionë e 900 euro në muaj.
Për këtë, Hoti ka thënë se nuk do të kishte implikime buxhetore për shteti nëse miratohet buxheti.
“Asnjë problem në buxhetin e shtetit nuk shkaktohet nga plotësimi i kësaj kërkese. Bilanci bankar i Qeverisë është rekord i lartë, rreth 600 mil euro në korrik, për shkak të: (1) mosrealizimit të projekteve kapitale dhe (2) rritjes së të hyrave tatimore nga inflacioni i lartë”, ka thënë deputeti i LDK-së.
LEXO EDHE KETE
Kurti: Sindikalistët po viktimizohen
Deri te kjo formulë, Hoti e ka marrë numrin e përgjithshëm të mësimdhënëseve.
Ja postimi i Hotit ne Facebook
SBASHK-u e ka vetëm një kërkesë që ka implikime financaire: 100 euro në muaj deri në miratimin e “Ligjit të Pagave”.
Në arsimin parauniversitar janë të punësuar 28,834 persona:
• 23,033 mësimdhënës parauniversitar,
• 3,276 personel ndihmës,
• 919 personel edukativ në çerdhe,
• 1,606 staf adminsitrativ.
Rrjedhimisht:
28,834 të punësuar x 100 Euro në muaj = 2.9 mil Euro në muaj.
Asnjë problem në buxhetin e shtetit nuk shkaktohet nga plotësimi i kësaj kërkese. Bilanci bankar i Qeverisë është rekord i lartë, rreth 600 mil euro në korrik, për shkak të: (1) mosrealizimit të projekteve kapitale dhe (2) rritjes së të hyrave tatimore nga inflacioni i lartë.
Për më tepër, Qeveria ka ndarë rreth 6 milionë euro për t
/Botapress.info/