Dje u publikua një video, ku dëgjohet një person duke iu drejtuar me gjuhë abuzuese një vajze të mitur.Madje, videoja është bërë nga vetë personi që i thotë të miturës: . “Hajde të q… të prishi. Hape gojën”.
Lidhur me këtë çështje janë deklaruar nga Policia e Kosovës. Në një përgjigje për Gazetën , Policia ka thënë se e posedojnë informacionin për këtë video dhe janë duke e trajtuar.
“Referuar kërkesës suaj të poshtëshënuar ju informojmë se, Policia e Kosovës e posedon këtë informacion dhe të njejtin është duke e trajtuar në aspektin policor nga njësitë kompetente”, thuhet në përgjigje.
Policia nuk ka treguar nëse është identifikuar i dyshuari./Botapress.info/